Skuadra e madhe mbetet e tillë, por gjithashtu është si një “Kullë e Babelit”. Një tjetër “çështje” përçarëse duket se po krijohet tek Franca pasi mësohet se Antuan Grizman mund të largohet. Sulmuesi i Atletikos së Madridit ka qenë kapiten i “gjelave”, që janë nënkampionë të botës në fuqi dhe që kanë qenë kampionë, ndërsa trajneri Didie Deshamp ka vendosur t’ia japë shiritin Kilian Mbapesë. Kjo mësohet se e ka zemëruar Grizmanin, që po mendon të mos grumbullohet më në kombëtare, ndërsa mediat shkruajnë se Deshamp ka marrë vendimin më përçarës të mundshëm.
Sfidanti.al