Dëmtohet Halandi, Norvegjia humb yllin, ndërsa Siti shpreson ta ketë ndaj Liverpulit!

Këto javë ishte heroi kryesor. Erling Halandi shënoi 8 gola në vetëm dy ndeshje, në Champions e në Kupën e Anglisë, por edhe një “makineri e tillë” mund të pësojë “defekte”. Ylli i sulmit do të humbasë të dyja e kombëtares së tij të Norvegjisë, në eliminatoret e Kampionatit Europian, për shkak të një dëmtimi. Futbollisti i Mançester Sitit e pësoi lëndimin muskular në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Bërnlit, fituar 6-0 dhe ku ai shënoi tre gola. Trajneri Pep Guardiola u detyrua ta zëvendësonte pas 63 minutave, ndërsa nuk u kuptua se arsyeja ishte për shkak dëmtimi.

Norvegjia është grumbulluar për ndeshjet në Euro 2024 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë, por mjeku i ekipit, pasi ndoqi nga afër gjendjen e Halandit, vendosi që sulmuesi të vazhdonte riaftësimin në klubin e tij. Siti është tepër i shqetësuar për gjendjen fizike të 22-vjeçarit, aq më tepër që në 1 prill do të jetë përballja e madhe në “Etihad” ndaj Liverpulit për Premier Ligën. Gjigandi norvegjez shënoi 5 gola në Champions ndaj Lajpcigut në 3 në Kupë, ndërsa në total këtë sezon ka realizuar 42 herë duke vendosur disa rekorde.

Sfidanti.al