Memfis vazhdon serinë e fitoreve, synon vendin e parë në Perëndim!

Në mbrëmjen e fundit të NBA ka vijuar seria e fitoreve për Memfis. Grizlis kaluan edhe Dallas me rezultatin 112-108, duke blinduar vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Deçiziv Xharen Xhekson me 28 pikë dhe me një përqindje shumë të lartë në gjuatjet mnga fusha. Nga ana tjetër, për Maveriks pa Luka Donçiç, nuk mjaftuan 28 pikët e realizuara nga Keri Irving.  Te fitorja është kthyer edhe Golden State, që mundi 121-108 Hjuston. Kampionët në fuqi të NBA i dhanë fund në këtë mënyrë “mallkimit” të transfertave ku kishin regjistruar 11 humbje radhazi jashtë San Françiskos. Përe Uorriors shkëlqyen “Splesh Bradhërs”, pasi Stefën Kerri realizoi 30 pikë, ndërsa Klei Tomson e mbylli ndeshjen me 29 të tilla. Në sfidat e tjera të mbrëmjes fitore siguruan edhe Jutah, Minesota dhe Sharlot.

Sfidanti.al