Götze bëhet baba; e quan të birin Rome; tregues merkatoje?

Një mesazh dashurie për kryeqytetin italian që shndërrohet në mënyrë të paevitueshme në tregues të merkatos. Bëhet fjalë për  Mario Götze që në 5 qershor u bë baba pasi bashkëshortja e tij Ann-Kathrin solli në jetë një djalë të cilin cifti e quajti Rome. Futbollisti gjerman nuk do të rinovojë me Borussian e Dortmundit dhe është në kërkim të një skuadre që mund t’i garantojë jo vetëm një vend në formacionin bazë, por edhe një rol protagonist në skenat e futbollit evropian dhe duke parë pasionin për kryeqytetin italian, mendja të shkon menjëherë te Roma dhe Lazio.

Götze e kupton se klubet e mëdha angleze dhe spanjolle vështirë se do t’ia garantojnë rolin që ai kërkon dhe për këtë arsye kalimi i tij në Itali sezonin e ardhshëm nuk është dhe aq i pamundur. Heroi I Gjermanisë në Botërorin 2014, tashmë ka një rol të vogël te skuadra që e bëri të njohur në futbollin evropian dhe që e ktheu në shtëpi pas eksperiencës me Bayernin e Mynihut.

Në këtë sezon Götze është aktivizuar në 21 ndeshje me 3 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet dhe shumë pak herë I ka nisur sfidat si titullar. Problemi në këtë pikë është paga e futbollistit me 28 vjecarin që fiton rreth 10 milionë Euro bruto në vit, një shifër kjo e madhe së cilës si Lazio ashtu edhe Roma do të përpiqen t’i afrohen duke marrë parasysh se ai do të lirohet me parametra zero.

Sfidanti.al