Sportistët nuk do të lejohen të protestojnë kundër racizmit në Lojërat Olimpike të Tokios ku do të aplikohet rregulli numër 20 i kartës olimpike sipas të cilit ndalohet cdo lloj manifestimi apo propagandë politike, besimtare apo racial në cdo vend dhe zonë dhe tashmë e kanë mësuar vendimin e IOC.
Sipas të përditshmes britanike ‘The Telegraph’ ky vendim i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u mor pasi sportistë të ndryshëm janë gjunjëzuar në formë proteste kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd.
IOC bëri të ditur se ndaj atyre sportistëve që do të thyejnë këtë rregull do të merren masa disiplinore . Rregulli ndalon edhe gjeste të tjera përvec gjunjëzimit sic është krahu i ngritur larg me dorën e bërë grusht, gjest që u bë i njohur në Meksikë 1986 nga atletët amerikanë me ngjyrë Tommie Smith dhe John Carlos që në podium ulën kokën dhe ngritën krahët me grushtun e mbyllur për të protestuar kundër racizmit.
Sfidanti.al