Ky lojtar i tha “Jo” Realit, si të mos rinovojë Liverpuli me të?!

Pa mbushur ende 17 vjeç arriti të debutante në Premier Ligë, duke u bërë më i riu lojtar që e bëri diçka të tillë. Tek Liverpuli u kënaqën me adoleshentin fare të ri, Harvej Eliot, i cili luajti shumë mirë kur iu dha rasti, por vlerësimi më i lartë u bë kur refuzoi Realin e Madridit. Elioti e bëri debutimin në Premier Ligë me Fulhamin, jo me Liverpulin, kur ishte 16 vjeç e 30 ditë. Ai ka luajtur disa ndeshje në Kupën e Anglisë e në Kupën e Ligës, por vetëm një në Premier këtë vit, dhe do të duhet të jetë edhe 4 herë në fushë për të marrë medaljen e titullit kampion.

Eliot dhe të rinj të tjerë si Kartis Xhons apo Neko Uilliams, plus edhe kriza ekonomike, ishin arsyeja që të kuqtë nuk shpenzuan 60 milionë euro për të marrë Timo Vernerin. Duke pasur gjermanin, të rinjtë do të luanin më pak, ndërsa klubi do të rrezikonte financiarisht në periudhë krize. Jurgen Klopi do të rinovojë me Eliotin, ashtu si edhe me Georgino Vajnaldumin, dhe përkohësisht me Adam Lalanën.

Sfidanti.al