Goditje e re e FIFA-s kundër klubeve të “shenjta” ose ..”peshkaqenëve”

FIFA iu dha edhe një goditje tjetër klubeve të mëdhenj evropianë, duke eliminuar një rregull të rëndësishëm. Në një mbledhje, të zhvilluar, këto ditë në Zyrih, me nismën e FIFA-s, temë qëndrore diskutimi ishte vendosja e një limiti për numrin e futbollistëve, me të cilët mund të ketë kontratë një klub, si edhe për pakësimin e madh të lojtarëve që mund të huazohen.

Arsyeja e marrjes së një mase të tillë janë fitimet që arrijnë të sigurojnë klubet e mëdhenj në një mënyrë të tillë joetike.

Ata angazhojnë një numër të madh futbollistësh, shumë prej tyre me kapacitet cilësor të pamjaftueshëm për nivelin e këtyre klubeve, ndërkohë që shumë të tjerë i dërgojnë, pra, i huazojnë në klube të tjerë, duke bërë para të mëdha nga shitja e këtyre futbollistëve. Po ashtu, përmes praktikës së huazimeve, këta klube bëjnë spekulime financiare dhe shmagin disa rregulla, si psh. në rastin e PSZH-së dhe të Kilian Mbapes.

“Të shenjtët” nuk do të guxojnë më dot që të shpenzojnë e të blejnë dhe ta marrin përsëri Mbapen, duke u justifikuar me huazimet, ndërkohë që nëpër kontrata ka edhe klauzola qesharake.

Në këtë kategori bëjnë pjesë Juventusi që u ka dhënë, madje, 41 futbollistë në formë huazimi klubeve të tjerë, i ndjekur nga Udineze me 27 lojtarë të huazuar dhe Çelsi që, në fakt, vjet ka pasur shumë më tepër, por sivjet e ka ulur numrin e futbollistëve të huazuar deri 22.

Sfidanti.al