S’ka të sosur  kriza,  futbolli grek vazhdon të tronditet ” 7 ballë”

Një krizë e madhe po e trondit futbollin grek, ndërkohë që asaj jo vetëm që nuk po i duket fundi, por ajo po arrin kulme te reja. Futbollistët e klubit të madh grek, Panathinaikos, vendosën të marrin masa radikale, për shkak të pagave që nuk kanë marrë, kështu që, në shenjë proteste, ata nuk do të marrin pjesë në seancat stërvitore.

Sipas informacioneve që vijnë nga ky klub, futbollistët e këtij të fundit nuk janë paguar që nga tetori i vitit të kaluar, ndërkohë që presidentit të tij, Vasilis Konstantinu, i ishte përcaktuar afati që ai të kryente pagesat e lojtarëve deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kështu që ata, duke qenë se ende nuk janë paguar, vendosën që t’i bojkotojnë seancat stërvitore.

Ish-pronari i klubit Janis Alafuzos u tërhoq atëkohë, kështu që problemet e mëdha i trashëgoi pronari i ri i këtij klubi që po përjeton, tani, ditët më të këqia në historinë e tij.

Sfidanti.al