Gjermania do Championsin e femrave në një tjetër finale me francezet!

Nuk do të jetë siç ndodhi me Bajernin, sepse diferenca në emër është në krahun e kundërt. Një tjetër finale gjermano-franceze do të jetë në Champions, këtë herë për femra, dhe Volfsburgu do të ketë përballë Lionin. Nëse tek meshkujt, Bajerni pati 5 Champions në llogari para finales ndaj 9 të Paris SG, epërsia këtë herë është tek francezet pati Lioni ka 6 Champions, ndaj 2 të Volfsburgut. Skuadra gjermane e femrave e ka mundur në një finale rivalen franceze, por kjo e fundit ka triumfuar në duelet direkte në dy finalet e fundit. Paraqitja këtë sezon ka qenë e shkëlqyer për secilën prej tyre, Volfsburgu ka arritur 6 fitore me golat 32-1, Lioni po gjashtë fitore me golat 30-1, ndërsa ka eleminuar Bajernin dhe PSG-në. Finalja luhet të dielën në orën 20:00, në San Sebastian të Vendeve Baske, në Spanjë.