Keqardhja e Lewandowskit: Këtë vit do të fitoja Topin e Artë

Topi i Artë nuk do të jepet për vitin 2020 për shkak të pandemisë coronavirus. Robert Lewandowski nuk e fsheh keqardhjen e tij teksa këtë vit ai i kishte të gjitha shanset për ta marrë atë në duar. Në një intervistë për të përditshmen polake ‘Sport Onet’, sulmuesi i Bayernit të Mynihut nuk ka asnjë dyshim kur u pyet se kush e meritonte të fitonte Topin e Artë këtë sezon.

‘Unë. Fituam gjithcka mundej, isha ai që shënova më shumë gola në të gjitha kompeticionet-tha Lewandowski-mendoj se nëse një futbollist arrin kaq shumë suksese e meriton këtë cmim. Por nuk e mendoj aq shumë. Doja Champions League, ishte prioriteti im dhe unë ia dola mbanë’.

Gjatë intervistës së tij, Lewandowski preku edhe disa momente kyce të sezonit.

‘Përpara ndeshjes me Barcelonën e dinim që do të fitonim-vijoi Lewandowski-kishte shumë siguri rreth nesh, madje dikush foli për një fitore tonën 5-1. Por ne fituam 8-2. Gnabry dhe Kimmich përpara se të luanim me Barcelonën nuk më pyetëm nëse do të fitonim atë ndeshje, por nëse do të ngrinim trofeun dhe unë u përgjigja se po’.

Sfidanti.al