Paris Saint Germaint rikthehet në sulm për të marrë Lionel Messin, për të venë në qendër teë vëmendjes së botës projektin e tij që shkon përtej fitores së Ligës së Kampioneve, triumph të cilit iu afrua shumë disa ditëm më pare. Për më tepër mendimi për krijimin e një treshe sulmuese Messi-Neymar-Mbappe do të përbënte një ëndërr për cdo adhurues të futbollit. Por në këtë pikë është për t’u mposhtur konkurrenca e Manchester City për të cilin duket se ka hyrë në veprim vetë trajneri Guardiola që ka udhëtuar drejt Barcelonës dhe sipas zërave të fundit për të takuar argjentinasin.
Për këtë arsye, skuadra e Paris Saint Germainit po provon gjithcka duke vënë në veprim dy miq të Lionel Messit, Neymar dhe Di Maria që kanë një raport të privilegjuar me te. Largimi i Neymar ishte shkaku i parë i prishjes së raporteve mes Messit dhe drejtuesve të klubit katalanas, por miqësia e tyre vijoi me anë të telefonatave dhe mesazjheve. Ndërsa me Di Marian, raportet u përforcuan në kombetaren argjentinase duke qenë se të dy janë marrë vesh mirë si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Për këtë arsye dy futbollistët po e godasin Messin me telefonata për ta bindur që të transferohet në Paris.
Në rang klubi, është Drejtori Sportiv Leonardo që ka nisur lëvizjet e tij dhe sipas të përditshmes ‘Le Parisien’ ai ka kontaktuar me përfaqësuesit e Messit. Gjithsesi në këtë moment Manchester City vazhdon të jetë në pole position për të siguruar shërbimin e Messit, port e PSG po bëjnë gjithcka për ta bërë brandin e skuadrës më të rëndësishmin në futbollin botëror.
Sfidanti.al