Gazetat spanjolle mbahen me “gajret” pas barazimit të Realit!

Nuk mund të thërrisnin sukses, pasi nuk ishte i tillë, dhe u “kapën” pas reagimit të Madridit. Gazetat sportive spanjolle thirrën “kemi shpresë” pas barazimit 1-1 që Reali arriti në fushën e tij ndaj Çelsit të Londrës, ndonëse shpëtoi mirë në pjesën e parë.“Një barazim për të vazhduar ëndrrën, – shkruan gazeta madrilene “Marka”, – kalimi në finale do të vendoset në Londër. Pasi u përballua pjesa e parë e Çelsit, Reali reagoi pas pushimit”. “Shpresa quhet Benzema, – thekson gazeta tjetër e Madridit, “AS”, – një gol i madh i Francezit ndalon uraganin e Çelsit në pjesën e parë. Pas reagimit të Madridit, gjithçka do të vendoset në Londër”. Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e 5 majit në stadiumin “Stemford Brixh” të Çelsit.

Sfidanti.al