Fund me pahir : Rakitiçi ikën nga Barcelona për “faj” ..të De Jong

Mediumet italianë shkruajnë se tanimë është e sigurt se Ivan Rakitiç në fund të këtij sezoni do të largohet nga Barcelona dhe karrierën do ta vazhdojë në Serinë A. Emri i këtij mesfushori kroat prej disa kohësh është lidhur me Interin, por “Gazeta delo Sport” vë në dukje se destinancioni i tij i radhës është Juventusi. Sidoqoftë, për Rakitiçin ka treguar interes kohët e fundit edhe Mançester Junajtidi, por gazeta e lartpërmendur italiane shkruan se Juvja e ka siguruar tanimë firmën e futbollistit kroat.
Në fakt, ka mundësi që Rakitiçi të kalojë sezonin e ardhshëm në statusin e lojtarit rezervë, duke pasur parasysh se tanimë dihet se te Barcelona do të vijë mesfushori i ri i talentuar i Ajaksit, Frenki de Jong. Në këto kushte, vështirë se Rakitiçi do të pranojë që ta fillojë lojën nga stoli i rezervave.
Sfidanti.al