Thurrni plane, thurrni, Gatuzo nuk shkulet dot nga Milani

Media italiane shkruan se Milani do të ketë një imazh shumë të ndryshëm nga ky i tanishmi në sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se klubi kuqezi ka në plan që të sjellë përforcime me emra “tingëllues”.
Sipas medias, kuqezinjtë do të kenë në dispozicion rreth 350 milionë euro për sezonin e ardhshëm të transferimeve, ndërkohë që thuhet se Milani do të ketë edhe një trajner të ri. Edhe sikur trajneri i tanishëm, Xhenaro Gatuzo, të arrijë ta kualifikojë Milanin në Ligën e ardhshme të Kampioneve, ai do të hiqet dhe në vend të tij në stolin e drejtimit do të ulet Maurisio Poçetino, trajner aktual i Totenhemit.
Thuhet se vetë drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, do të përpiqet ta bindë Poçetinon që të shpërngulet në Milano, duke i ofruar atij buxhetin e madh të lartpërmendur, me të cilin ai do të mund të ngrejë një ekip të ri që do të mund konkurronte denjësisht me Juventusin që do ta fitojë tani titullin e kampionit të Serisë A për tetën herë radhazi!
Sfidanti.al