Frank De Bor sulmon sërish Interin: Grupi ishte një mall i kalbur

Frank De Bor duket se është penduar për aventurën e tij te skuadra e Interit edhe pse koha e kaluar te klubi zikaltër ishte e shkurtër. Trajneri holandez ka folur sërish për ish skuadrën e tij duke mos i kursyer sulmet ndaj zikaltërve të cilët e shkarkuan atë, dicka që ai ende nuk e ka kapërdirë

‘Kisha të bëja me një grup lojtarësh të kalbur-tha De Bor në një intervistë për ‘Voetbalzone’-doja që të ndryshoja të gjithë strukturën dhe kulturën e tij, sepse ky klub kishte kohë që nuk fitonte, por nuk më dhanë kohën e duhur

Frank De Boer e drejtoi Interin në 14 ndeshje në kampionat dhe Europa League 7 nga të cilat kishin përfunduar me humbje, por ai vazhdon të ndihet keq për shkarkimin e tij nga pozicioni i trajnerit të Interit.

‘isha zhytur krejtësisht në punën time për rikonstruksionin e skuadrës, doja të punoja vërtet me futbollistët-tha De Bor-por nuk u lejova që të largoja asnjë nga ata futbollistë ‘të kalbur’. Duhet të këmbëngulja më shumë në vend që të kërkoja të isha mik i të gjithëve. nëse dëshiron t’i ndryshosh gjërat duhet ta bësh nga fillimi’.

Por duke lënë mënjanë rezultatet, faktet duket se nuk i japin aspak të drejtë De Bor duke qenë se ai ka pasur probleme edhe në Premier League në drejtimin e Kristal Palas; 4 humbje në 4 sfidat e para te kampionatit madje pa shënuar asnjë gol, rezultate që sollën shkarkimin e tij edhe nga kjo skuadër.

Probleme në aspektin sportiv De Bor ka edhe në Major League Soccer te skuadra e Atlanta Junajtid, kampione në fuqi. De Bor e ka nisur 2019 në drejtimin e Atlantës pa asnjë fitore në 3 ndeshje dhe me eliminimin në cerekfinale të Concacaf Champions league. tashmë edhe aty kanë filluar të shfaqen pakënaqësitë pasi skuadra e Atlantës duket se ka një stil loje të mërzitshme dhe pak sulmuese, ndryshe nga sa ndodhte kur në stol ishte Gerardo Martino.

sfidanti.al