Eden Hazard do të jetë futbollist i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Flasin me siguri për këtë media angleze edhe ajo spanjolle sipas të cilave futbollisti belg dhe klubi merenges kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.
Gjithnjë sipas medias në Angli dhe Spanjë, marrëveshja flet për pagesën e 115 milionë Eurove në drejtim të Celsit për kartonin e futbollistit, ndërsa për Hazard është bërë gati një kontratë 5 vjecare me pagë prej 16.5 milionë Euro në sezon.
Mësohet se ky vendimtar në arritjen e këtij akordi u bë një bisedë mes Zinedine zidan dhe vetë Hazard dhe tani i takon Florentino Perez që të nisë punën dhe të bindë klubin londinez për të lejuar Hazard të bashkohet me Realin e Madridit
Kontrata e Hazard me Blutë e Londrës skadon në qershor të vitit 2020 dhe futbollisti ende nuk e ka rinovuar atë. Por në tratativat me Realin e Madridit rëndon dënimi që FIFA i ka bërë Celsit me bllokim të dy sesioneve të merkatos për shkak të thyerjes së rregullave për transferimin e futbollistëve nën moshën 18 vjec. Kjo mund të shtyjë Abramovic që të nxjerrë në merkato Hazard në mënyrë që të mos e humbasë atë me parametra zero
sfidanti.al