Barcelona gati ofertën: Joviç – më me vlerë mbas Mbapes?!

Gazeta britanike “Gardian” shkruan se Barcelona shumë shpejt do të dërgojë një ofertë zyrtare në adresë të klubit të Aintrahtit të Frankfurtit për talentin e ri serb, Luka Joviç, që do të mund ta bëjë atë futbollistin nën 21 vjeç më me vlerë mbas francezit Kilian Mbape.
Sipas gazetës së lartpërmendur, disa përfaqësues të lartë të Barcelonës ndoqën ndeshjen mes Aintrahtit dhe Interit, ndërkohë që skautët katalonjas ndoqën edhe ndeshjen mes Gjermanisë dhe Serbisë (1-1).
Në fakt, gjatë këtij sezoni ky futbollist i ri serb po luan shkëlqueshëm me bluzën e ekipit të mësipërm gjerman dhe në 36 ndeshje ka shënuar 22 gola.
Gazetari i njohur i gazetës së lartpëmermendur, Fabricio Romano, vë në dukje se Barcelona është gati të paguajë 50 milionë euro për sulmuesin e talentuar serb, me të cilin ajo shpreson që në të ardhmen të zëvendojë Luis Suarezin që në janar mbushi 32 vjeç. Gazetari i mësipërm, sidoqoftë, thotë se shuma e mësipërme nuk do të jetë e mjaftushme dhe se Aintrahti do të mund të pranojë që ta shesë Joviçin vetëm për 65-70 milionë euro që do ta bënte atë lojtarin e ri nën 21 vjeç më me vlerë mbas Kilian Mbapes, për të cilin PSZH-ja i pagoi Monakos 180 milionë euro marramendëse.
Sfidanti.al