Solskjer vendos “mbas listës” pesë lojtarë, përfshi një yll!

Trajneri norvegjez Ole Solskjer, me të vërtetë, e ka rilindur Mançester Junajtidin, qëkur ai ka ardhur në këtë klub, kështu që ka shumë mundësi që ai të bëhet trajner definitiv i tij edhe gjatë sezonit të ardhshëm.
Mediume të ndryshëm anglezë shkruajnë se Solskjeri është i ndërgjegjshëm për sa më sipër, kështu që në kokën e tij ai po bën plane konkrete lidhur me formacionin e ri të parë të Junajtidit në sezonin e ardhshëm dhe ka shumë mundësi që në këtë formacion të mos jenë pesë futbollistë që janë sot.
Portali Manchester Evening News vë në dukje se Solskieri ka vënë “mbas listës” për sezonin e ardhshëm Antonio Valensian, Markos Rohon, Mateo Darmianin, Huan Matën dhe Aleksis Sançezin.
Sigurisht që largimi eventual i Matës dhe i Sançezit nga ekipi do të ishte një humbje për Junajtidin, por, duke pasur parasysh minutazhin e tyre të vogël në ndeshjet e deritanishme gjatë këtij sezoni, por edhe sezonin e kaluar, tifozët nuk kanë arsye që të jenë të pakënaqur. Ka mundësi që Solskjeri ta shtojë edhe me emra të tjera listën e mësipërme, me qëllim që t’u hapë vend lojtarëve të rinj që do të vijnë.
Sfidanti.al