Mesi PO apo Mesi JO? Argjentina u turpërua nga Venezuela

Mbas tetë muajsh mungese, Lionel Mesi e veshi përsëri bluzën e përfaqësueses argjentinase, por, po ashtu si edhe në Botërorin e vjetshëm të Rusisë, Argjentina nuk u duk se ishte ndonjë ekip i fortë. Humbja (1-3) në ndeshjen miqësore të luajtur në Madrid nga Venezuela edhe mund të konsiderohet si e papritur, por jo si ndonjë sensacion i madh.
Mesi bëri disa lëvizje mjaft të mira individuale, gjuajti dy goditje të lira, si edhe kombinoi bukur në disa raste me Lautaro Martinezin, por ai, në përgjithësi, qëndroi larg portës kundërshtare, madje nuk hyri pothuajse në zonën kundërshtare së rreptësisë dhe me shumë luajti si mesfushor sesa si sulmues.
Mesi PO apo Mesi JO? Sidoqoftë, temë qëndrore diskutimesh në opinionin publik sportiv argjentinas nuk ishte ajo sesi luajti kapiteni i Argjentinës (Mesi), por përse edhe në nën drejtimin e trajnerit të ri Lionel Skaloni përfaqësuesja “gauços” nuk funksionon si një ekip i tërë. Mbas disa muajsh do të fillojë Kupa e Amerikës dhe Argjentina duhet ta zgjidhë patjetër këtë çështje.
Sfidanti.al