De Lighti “urdhëron” Ajaksin : Më shisni vetëm te Barcelona!

Është vetëm çështje kohe se kur stoperi më i talentuar në botë, kapiteni i Ajaksit të Amsterdamit, Matijs de Light, do të përforcojë Barcelonën, duke iu bashkuar kështu bashkëlojtarit të vet të klubit, Frenki de Jong, që tanimë e ka nënshkruar kontratën me klubin katalonjas, me të cilin ai do të luajë, duke filluar nga vera e ardhshme.
Gazeta “Mundo Deportivo” shkruan madje se De Lihti i ka “urdhëruar” krerët e klubit amsterdamas që ta shesin atë te Barcelona, ndërkohë që i ka dhënë dorë të lirë edhe menaxherit të vet, Mino Rajola, që ai ta kompletojë sa më shpejt që të jetë e mundur transferimin e tij që ai jo më vonë se 1 korriku të mund të shpërngulet në “Kamp Nou”.
Thuhet se De Lighti kushton rreth 70 milionë euro, por ka shumë mundësi që Barcelona të detyrohet të nxjerrë më tepër para nga “qesja” e vet, sepse në kontratën përkatëse me siguri që do të përfshihen miliona euro të tjera në formë bonusesh.
De Lihti, deri tani, ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me Ajaksin dhe ka 13 përfaqësime me kombëtaren holandeze, megjithëse nuk është më shumë se 19 vjeç!
Sfidanti.al