France Football ‘lëshon bombën’: Venger mund të jetë trajneri i Milanit

Xhenaro Gatuzo pas 3 fitoreve në ndeshjet e fundit të milanit duket sikur ka fituar qetësinë përsa i përket të ardhmes së tij në stolin e Milanit. por mesa duket kjo qetësi nuk zgjati shumë pasi nga Franca doli një lajm i bujshëm që flet për ardhjen e Arsen Venger në stolin e kuqezinjve.

Është pikërisht France Football ajo që foli për një mundësi të tillë duke theksuar se ish trajneri i Arsenalit në javët e fundit ka qenë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Milanit që mesa duket po mendojnë që t’i japin atij edhe një rol menaxherial për të bashkëpunuar me Drejtorin e përgjithshëm të klubit Leonardo

‘Do të jem diku në ndonjë skuadër në fillim të vitit tjetër, por nuk e di se ku-u shpreh kohët e fundit Venger, emri i të cilit u lidh edhe me ata të Bajernit të Mynihut e Realit të Madridit-kam pushuar dhe e kam ndjekur futbollin. E ndjej mungesën e tij’.

sfidanti.al