Florentino Perez: Superliga e Europës nuk lejojë të tillë si Paris SG

Po përpiqet të luftojë për krijesën e tij, që për momentin nuk mundet të jetë në “jetë”. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka dalë hapur kundër mënyrës sesi UEFA drejton sot futbollin europian, duke e fajësuar për shfaqjen e klubeve të tillë si Paris SG, apo edhe të tjerë si Mançester Siti. “Ne nuk do të dorëzohemi, – tha Perezi, – ju duhet ta dini se (ish-presidenti i Realit) Santiago Bernabeu mori kërcënime në 2 vitet e para të krijimit të Kupës së Kampionëve. Nuk flitet thjesht për një konkurrim të ri, është shumë më tepër se kaq. (Superliga Europiane) do t’u japë klubeve lirinë për të marrë në duart e tyre fatin e tyre”. Perezi akuzoi UEFA-n se ka gënjyer për Superligën Europiane, dhe ka theksuar se “ne duam që të respektohet Loja e Ndershme Financiare, ne nuk do të lejojmë që klube të caktuar të marrin mbështetje të pakufishme”.

Sfidanti.al