Dita e hidhur për rekordin e Zllatan Ibrahimoviçit

U bë edhe lojtari më i vjetër që shënon dy gola në një ndeshje në Serinë A. Statistikat nuk gënjejnë dhe Zllatan Ibrahimoviç mbetet një legjendë edhe kur e ka kaluar moshën 40-vjeçare. Po ashtu, ai bëhet i pari lojtar që e arrin diçka të tillë në të 5 ligat e mëdha europiane (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë) që nga viti 2000, duke pasur moshën 40 vjeç e 48 ditë. Tashmë, suedezi ka 89 gola për Milanin në karrierë dhe 152 në Serinë A duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm. Gjithsesi, rekordi i fundit u arrit në një ditë të hidhur, kur Milani pësoi humbjen e parë të sezonit në kampionatin italian për këtë edicion.

Sfidanti.al