Luixhi di Biaxho do te marre persiper drejtimin e perfaqesueses italiane deri ne muajin qershor. Vendimi u mor pas nje takimi mes drejtuesve aktuale te FIGC, Fabriçini e Alesandro Kostakurta me vete Di Biaxhon qe do te vazhdoje te ushtrpje detyren e trajnerit te perfaqesueses se U21.
Do t’i takoje pikerisht Di Biaxhos qe te pergatise dy ndeshjet miqesore te Te Kalterve me Argjentinen dhe Angline qe do te luhen ne 23 dhe 27 mars te ketij viti.
Persa u perket kandidateve per pankinen, problemi per Federaten Italiane qendron te disponibiliteti i tyre duke qene se kane kontrata me klubet e tyre sic eshte rasti i Kontes apo Mancinit. Eshte folur edhe per Ançelotin, Ranierin e Prandelin, por pavaresisht gjithçkaje FIGC ka vendosur te prese qershorin per te zgjedhur trajnerin e ri per periudhen 2018-2020.
Sfidanti.al