Salah një kampion në gjithçka, i jep fanelën tifozët të vogël

Mohamed Salah, “Mo” në mënyrë dashamirëse për tifozët e Liverpulit, dihet që është një njeri me zemër të madhe, që nuk harron Egjiptin dhe fshatin ku ka lindur. Ai, gjithashtu, është i madh edhe në “Anfild”, dhe këtë e tregoi kur i dha fanelën një tifozi të vogël simpatik me emrin Xho.

Xho kishte shkuar në stadium, në ndeshjen ndaj Totenhemit, me një parullë në karton ku shkruhej “Mo Salah, a mund të më japësh të lutem fanelën tënde?”. Salah e pikasi fëmijën dhe parullën e tij, ose i thanë për të, dhe nuk ngurroi aspak të shkonte në përfundim të takimit dhe të bënte “dorëzimet”. Një tjetër “gol” i talentit egjiptian, pas dy rrjetave në portën e Totenhemit.

Sfidanti.al