Bisedimet ishin të vështira, por më në fund ato mbaruan. Të drejtat televizive të Serisë A u shitën dhe kampionati italian do të fitojë 1.05 miliardë euro në një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në 2021. Të drejtën televizive e bleu kompania spanjolle Mediapro, ndërsa Skaj (Sky) dhe Mediaset nuk dhanë ofertën e duhur.
Seria A, sidoqoftë ka më pak fitime sesa kampionatet e tjerë të rëndësishëm si Premier Liga apo La Liga e Spanjës. Kjo e fundit, që ka në përbërje Realin dhe Barcelonën, fiton 1.7 miliardë euro në sezon, ndërsa kampionati anglez është edhe më lart me rreth 2.2 apo 2.3 miliardë euro në sezon.
Sfidanti.al