Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka refuzuar kërkesën e bërë në drejtim tyë saj për t’u dhënë ftesë 15 sportistëve dhe trajnerëve rusë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pjongçangut. Këta sportistë ishin [jesë e kontifgjentit të 28 sportistëve të tjerë të cilët panë që t’iu hiqej dënimi me pezullim të përjetshëm nga ana e Gjykatës së arbitrazhit Sportiv në Lozanë, një vendim që nuk u prit aspak mirë nga IOC.
Vendimi për refuzimin e ftesës së këtyre sportisëve u mor nga një komision i posaçëm i IOC dhe ishte unanim. ‘Konfirmojmë se nuk do të ketë ftesa të tjera për këta 15 sportistë që ishin -pjesë e grupit të atyre që ishin pezulluar përjetë nga aktivitetet, por që CAS ua anuloi dënimin-thekson IOC.
Ata që kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në Lojërat olimpike Dimërore janë 169 sportistë rusë që pas testeve të ashpra antidoping rezultuan të pastër. Ata do të garojnë në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për sportet dimërore nën Flamurin Olimpik
‘Më ka shqetësuar vendimi i CAS që duhet riparë e të cilin ne do ta apelojmë-deklaroi shpreh presidenti i IOC, Tomas Bah, që gjeti edhe mbështetjen e Agjencisë Botërore Antidoping.
sfidanti.al