Bisedimet ishin të vështira, por më në fund ato mbaruan. Të drejtat televizive të Serisë A u shitën dhe kampionati italian do të fitojë 1.05 miliardë euro në një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në 2021. Të drejtën televizive e bleu kompania spanjolle Mediapro, ndërsa Skaj (Sky) dhe Mediaset nuk dhanë ofertën e duhur.