Piter Shilton nuk e harron golin me dore te Maradones ne ndeshjen mes Argjentines dhe Anglise ne Boterorin e vitit 1986, edhe pse kane kaluar me shume se 30 vjet. Ishte nje gol qe ka lene plage te hapur te anglezet sidomos portieri.
Sipas tabloidit ‘The Sun’, Diego Armando Maradona qe ne qershor pritet te udhetoje drejt Anglise, ka ftuar per dreke Shiltonin per te mbyllur perfundimisht plaget e se kaluares.
‘Nje pjese e imja thote se ka ardhur koha per te shkuar para, kurse pjesa tjeter jo-tha Shilton-por kushti eshte qe Maradona duhet te kerkoje falje per ate qe beri. Ate dite ishim kapitenet e dy skuadrave. Qe nga ai moment nuk eshte se e kam takuar me. Nuk eshte se me ka marre malli per te, por ka kaluar shume kohe’.
I pyetur per nje ftese te Maradones, Piter Shilton kerkoi opinionin e ndjekesve te tij ne Twitter: ‘Degjova se ne qershor Maradona do te vije ketu. Si thoni duhet te pranoj ftesen e tij?-shkruante Shilton ne profilin e tij.
Sfidanti.al