FIFA ben revolucion ne merkato; sesioni i janarit drejt eliminimit

Xhani Infantino kerkon te beje revolucion ne boten e merkatos se transferimeve ne futboll. Presidenti i FIFA konfirmoi edhe njehere vendosmerine e tij per te ndryshuar rregullat e ketij aspekti te sportit me popullor ne bote.

Objektivi kryesor i Infantinos ne kete pike eshte eliminimi i sesionit te dimrit te merkatos se transferimeve dhe kete ai e theksoi tek e perditshmja franceze L’Equipe’. Ne intervisten e tij, kreu i qeverise se futbollit boteror preku edhe temen e komisioneve qe perfitojne agjentet e futbollisteve duke theksuar se deshiron te vere nje kufi per to.

Nje tjeter mase e propozuar nga Infantino eshte edhe vendosja e nje tavani per pagat e lojtareve qe do te perllogaritet ne baze te te ardhurave te klubeve.

Infantino theksoi se ka pergatitur tashme planin prej 11 pikash qe do te analizohen ne menyre qe  te garantohet integriteti i botes se futbollit dhe te kete me shume transparence e ekuiliber.

Sfidanti.al