Pol Pogba nuk eshte i kenaqur me menyren si po e trajtojne nga ana taktike te Mançester Junajtid dhe ne fund te sezonit mund ta lere skuadren per here te dyte. Keshtu theksohet te pakten ne median britanike sipas se ciles Pogba eshte i pakenaqur me pozicionin qe i ka caktuar Murinjo ne fushen e lojes.
Sipas ‘Daily Mirror’ francezi deshiron te luaje me prane zones se skuadres kundershtare ne menyre qe te jape me shume assist e te shenoje gola. Ai deshiron te jete protagonist dhe vendimtar, nje ide qe nuk perputhet shume me ate te Murinjos.
Gjithnje sipas ‘Daily Mirror’ eshte pikerisht kjo situate qe ka sjelle dhe renien e rendimentit ne loje te Pogba per te cilin Mançester Junajtid i pagoi Juventusit 105 milione Euro. Keshtu qe nuk perjashtohet mundesia qe ne fund te sezonit pas Boterorit ai te ndryshoje skuader.
Destinacioni i mundshem i Pogba? Vetem 1 ekip; Reali i Madridit. Florentino Perez e ka kerkuar gjithnje Pogba dhe tani jane gati t’i ofrojne Mançester Junajtid 135 milione Euro per te siguruar kartonin e mesfushorit francez.
Sfidanti.al