Fëmija interist sulmohet në ‘Franchi’, indinjohet Melisa Sata: T’ju vijë turp

‘Pyes veten, nuk ju vjen turp që bëni për të qarë dhe trembni një fëmijë 10 vjecar vetëm sepse festoi për skuadrën e tij të zemrës? Më vjen keq, por unë nuk ju quaj tifozë, tifozë janë ata që respektojnë tifozerin, unë ju quaj injorantë-ky është denoncimi I bërë nga bashkëshortja e Kevin Prins Boateng, Melisa Sata që ishte në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit ku pa edhe një skenë ku një fëmijë bashkë me të atin festuan golin e Interit që më pas u anulua duke marrë fyerje nga disa tifozë të Fiorentinës. Në atë pikë babai dhe fëmija I tij u spostuan në një sektor tjetër.

Sfida në Artemio Franchi mes Fiorentinës dhe Interit përfundoi 1-1 me zikaltrit që humbën mundësinë që të rimerrnin avantazhin prej 2 pikësh ndaj Juventusit në krye të renditjes së Serisë A.

Sfidanti.al