‘Telenovela’ hyn në sezonin e tretë, Nejmar: Nëse nuk je I lumtur në një vend, duhet të ikësh

Historia e largimit të mundshëm të Nejmar nga Paris Sën Zhermeni shtohet me një kapitull të ri. Në fakt është vetë sulmuesi Brazilian që rihapi këtë temë në një intervistë të dhënë për France Football.

‘Sot jam parizien dhe do të jap maksimumin që Paris Sën Zhermen të fitojë sa më shumë trofe-tha Nejmar- Përsa I përket asaj që ndodhi vitin e kaluar, mendoj se nuk I bëra askujt keq, por mendoj se kur një person nuk është I lumtur në një vend të caktuar, është më mirë për të që të largohet. Messi? Është një futbollist fantastic, më I miri që kam parë ndonjëherë të luajë futboll. Nuk është për t’u habitur që ka fituar 6 Topa të Artë. Do të duhet një Top I Artë vetëm për të’

Përsa I përket objektivit të tij kryesor, Nejmar u shpreh: ‘Dua të fitojë Kupën e Botës me Brazilin, është dëshira ime më e madhe’. Por sulmuesi nuk e fsheh se ai dëshiron që të fitojë edhe Topin e Artë: ‘Edhe mua do të më pëlqente ta fitoja këtë trofe, por për mua nuk është një obsesion, nuk është një problem për mua’.

Sfidanti.al