FA Cup, Chelsea e Leicester në gjysmëfinale; do përballen me Manchester City e Southampton

Pas Southampton e Manchester City, janë Chelsea dhe Leicester skuadrat e e tjera që prenë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë. Në fazën cerekfinale  Blutë e Thomas Tuchel vuajtën jo pak në ndeshjen ndaj Sheffield United por arritën të fitojnë 2-0 për të qenë ende në garë për fitoren e këtij kompeticioni.

Pas vetëm 24 minutash lojë Norwood shënoi autogol duke i dhënë mundësi Chelseat  të marrë avantazhin 1-0, por kualifikimi u sigurua vetëm në minutën e 92 me golin e Ziyech.Përsa I përket  Leicesterit, skuadra e Brandon Rogers kaloi në gjysmëfinale pasi eliminoi Manchester United  me Dhelprat që fituan ndaj Djajve të Kuq 3-1, Inheanacho shënoi 2 herë në minutën e 24 e 78 dhe me Tielemans në të 52. Për Manchester United, Greenëood vetëm sa shënoi golin e barazimit të përkohshëm në 1-1

Ndërkaq tashmë dihen edhe ciftet gjysmëfinaliste të FA Cup me Chelsean që i ka rënë për pjesë Manchester City ndërsa Leicester do të diskutojë me Southamptonin vendin për në finale. Gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë do të luhen në 17-18 prill në Wembley, ndërsa finalja në 15 maj, po në Wembley

Sfidanti.al