Atletico, Luis Suarez sërish vendimtar, Los Colchoneros mundin Alaves

Atletico Madrid rikthehet te fitorja në La Liga dhe këtë e bëri në Ëanda Metropolitano ndaj Deportivo Alaves të cilin e mundi me rezultatin e ngushtë 1-0. Është ky një rezultat që tregon se sa e vështirë rezultoi kjo sfidë për Atletico Madrid që gjithsesi me këtë fitore vazhdon të mbajë disi larg vetes rivalët e Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Vendimtarë për skuadrën e drejtuar nga Diego Pablo Simeone u bënë Luis Suarez dhe Jan Oblak. Sulmuesi uruguajan ishte autori I golit për skuadrën madrilène në këtë ndeshje, ndërsa portieri Oblak në minutat e fundit priti një penallti të futbollistëve të Alaves. Fituan edhe Villarreali e Valencia madje me të njëjtin rezultat 2-1 respektivisht kundër Cadiz dhe Granadës, ndërsa Getafe dhe Elche e mbyllën sfidën mes tyre me barazimin 1-1.

Sfidanti.al