UEFA ‘hedh KO’ Patris Evra; francezi pezullohet për 8 muaj

Për Patris Evra mbyllet përfundimisht sezoni, por edhe avantura me Olimpikun e Marsejës. UEFA u tregua e pamëshirshme ndaj mbrojtësit francez  duke e dënuar atë me 8 muaj skualifikim për goditjen  me shkelm në fytyrë trë një tifozi të marsejës në Europa League. Masa e rreptë disiplinore  e dhënë nga UEFA për Patris Evra shtyu drejtuesit e Olimpikut të Marsejës  të zgjidhë kontratën me futbollistin, një vendim ky i marrë në mënyrë konsensuale, ndërkohë që më parë ai e kishte pezulluar më parë atë.

Gjithcka ndodhi në brëmjen e 2 nëntorit në kur Olimpiku i Marsejës po përgatitej për ndeshjen e Europa League me Vitoria Gimaraesh. Në momentin që lojtarët kishin dalë në nxemje Evra u përfshi në një debat të nxehtë me një grup tifozësh ku nuk munguan fyerjet me lojtarin që në fund e humbi qetësinë dhe goditi një prej tifozëve në fytyrë. Arbitri që e pa incidentin e ndëshkoi direkt me karton të kuq dhe mbi Evranë vërshuan kritikat e forta ndërkohë që një ditë më pas gjërat u përkeqësuan, Marseja e pezulloi ndërkohë që UEFA hapi menjëherë hetimet duke marrë edhe vendimin për skualifikimin e tij deri në 30 qershor të vitit 2018. Por jo vetëm kaq, Evra do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë Eurosh.

Sfidanti.al