Për Mark Markezin një pyetje e vështirë, në prag të triumfit!

Mark Markez është shumë pranë titullit botëror në Moto GP. Në garën e fundit, që zhvillohet këtë fundjavë në Spanjë, atij i mjafton të dalë në vendin e 11-të për të fituar kurorën, edhe nëse rivali i tij kryesor, Doviciozo, del i pari. Gjithsesi, Markez pret edhe një moment të vështirë në Çmimin e Madh të Valencias. Kampioni i botës në fuqi lindi më shumë se 24 vjet më parë në qytetin spanjoll të Serverës, që do të thotë … në Katalonjë.

Katalanas me “gjak të pastër”, sidoqoftë ai nuk është shquar si Gerard Pike, si ndonjë tifoz i madh i katalonizmit dhe i pavarësisë, por gjithsesi, ai është i së njëjtës prejardhje si Pike. Pyetja që po i bëhet gjithnjë e më shpesh, është: A do ta mbash flamurin spanjoll pas garës së Valencias, nëse del kampion i botës? Vetë Markez, katër herë kampion në Moto GP, ka gjetur një përgjigje inteligjente: Flamuri im, me të cilin më identifikojnë tifozët në të gjithë botën, është ai me numrin 93! Bëhet fjalë pikërisht për numrin e motorit të tij Repsol Honda!

Sfidanti.al