Trajneri Nunjo Espirito Santo ishte i dëshpëruar pas disfatës, duke thënë se ekipi i tij nuk e shfrytëzoi faktorin pozitiv psikologjik pas triumfit ndaj kampionëve të Premier Ligës. Një ekip krejt normal portugez, Pasos De Ferreira, mposhti 1-0 anglezët shumë herë më të fuqishëm sesa ai, dhe në ishull u ngritën pikëpyetjet dhe vetullat! Si ndodhi? Mos vallë ngaqë luajtën nja 2 djem të rinj, dhe 3 debutues nga blerjet e verës? Jo, pasi sipas analistëve, më të dobëtit në fushë ishin lojtarët më të vjetër. E qartë që Totenhemi dhe yjet e tij nuk e vlerësojnë lart Ligën e Konferencës, një kupë tepër modeste për një ekip të mësuar me Championsin, dhe se përqëndrimi i tyre i vetëm është tek Premier Liga, ishte tek Mançester Siti dhe tani këtë fundjavë tek Uolvesi.
Sfidanti.al