Flasim për lojtarë që u morën me shumë bujë dhe që mund të ishin të bërë të rëndësishëm, por që tani duhet të largohen. Flasim për yjet e Barcelonës si Usman Dembele, Antuan Grizman, Filip Kutinjo, Miralem Pjaniç dhe Samuel Ymtiti. Klubi katalanas shpezon si rrogë 250 000 euro në javë për Dembelenë, 350 000 euro në javë për Grizmanin, 235 000 euro në javë për Kutinjon, 135 000 euro në javë për Pjaniçin dhe 155 000 euro në javë për Ymtitinë. Kjo do të thotë në total, 58.6 milionë euro, një shifër vërtet e rëndësishme. Kutinjo u mor nga Liverpuli për një marrëveshje që mund të arrinte maksimalisht në 170 milionë euro, diçka e jashtëzakonshme, dhe që për fat të keq nuk ka dhënë as minimumin e përfitimeve që priteshin. Për momentin, në “Kamp Nou” nuk dinë ç’të bëjnë me lojtarët pasi me rrogat që kanë askush nuk dëshiron t’i marrë.
Sfidanti.al