Gazeta “Marka” është e sigurt dhe padyshim që media e shquar spanjolle nuk bën gabime. Reali i Madridit është në rrugë të mbarë edhe në këtë periudhë të vështirë pandemie, duke kontrolluar financat, edhe pse në fushën e lojës suksesi nuk është për t’u pasur zili. Pasi përfundoi gati pa asnjë trofe sezonin e kaluar, duke dështuar në La Liga, Champions dhe në Kupën e Mbretit, presidenti Florentino Perez ka lajme të mira sepse po mbledh paratë që i duhen për të marrë Kilian Mbapenë, e ndoshta edhe Erling Halandin. Sipas “Markës” që nga janari i vitit 2020, në arkat madrilene janë shtuar rreth 300 milionë euro. Vetëm nga 7 lojtarë janë fituar gati 240 milionë euro dhe flitet për Rafael Varanin, Ashraf Hakimin, Martin Odegardin, Mateo Kovaçiçin, Markos Jorenten, Kubon dhe Oskarin.
Sfidanti.al