Levandovskit “i ka ardhur në majë të hundës” tek Bajerni

Nuk është se i mungon respekti dhe vlerësimi për klubin ku paguhet tani për tani. Robert Levandovski nuk është nga ata që braktisin stërvitjen apo protestojnë në media kur nuk lejohet të bëjë atë që dëshiron, por edhe një futbollisti kaq të edukuar sa është polaku vjen një moment që “i mbushet kupa”. Mediat gjermane dhe ato europiane shkruajnë se Levandovski është i mërzitur me drejtuesit që nuk po e lejojnë që të largohet, duke penguar transferimin e tij të mundshëm. Kjo për shkak të vlerësimit të kartonit prej 120 milionë eurosh edhe pse është gati 33 vjeç. Kontrata e tij tek Bajerni vlen deri në 2023, dhe klubi kërkon që ai të rinovojë, por Leva ka mendime të tjera. Ai dëshiron të provojë një aventurë të re përpara se të mbushë 35 vjeç, ndërsa gjykon se e ka bërë detyrën e tij në Mynih me 297 gola në 331 ndeshje dhe me 18 trofe të fituara me ekipin. Disa vjet më parë, Bajerni nuk lejoi që ai të bashkohej me Realin. Gjithsesi, Levandovski është i lumtur tek Bajerni dhe nuk do të bëjë “namin” që ta lejojnë për t’u larguar.

Sfidanti.al