Grizman kundër rrymës: Kam 100 ndeshje te Barça, dua edhe 100 të tjera

Tek Atletiko vështirë se mund të shkojë për shkak të rrogës së lartë prej gati 345 000 eurosh në javë, por nga ana tjetër drejtuesit në “Kamp Nou” duan që ai të largohet. Antuan Grizman është në një pozitë shumë delikate tek Barcelona, edhe pse sezoni ka nisur dhe trajneri Kuman shpreson që ai të jetë sa më shumë në formë e të shënojë sa më shumë gola. Nuk dihet nëse Barça do t’ia dalë mbanë që ta përcjellë sulmuesin francez, por nuk do të jetë aq e lehtë. Vetë Grizmani ka mendime të tjera pasi mbushi 100 ndeshje të luajtura me fanelën “blaugrana” në fitoren 4-2 ndaj Sociedadit. “Shpresoj të luaj edhe 100 ndeshje të tjera dhe të hyj në historinë e klubit”, – tha ai, ndërsa është vetëm 14 gola larg sasisë së rrjetave të shënuara për Barçën nga legjenda franceze, Tieri Henri. Ai ka 35 deri tani.

Sfidanti.al