Salah do të jetë lojtari më i paguar në historinë e Liverpulit

Bisedimet duket se më në fund do të japin sukses, dhe “Faraoni” do të ketë kontratën që meriton. Tek Liverpuli janë menduar dhe janë këshilluar edhe nga trajneri Jurgen Klop, ndaj edhe janë gati të pranojnë rinovimin me Mohamed Salahun, edhe pse ky do të ishte një rekord i ri financiar në “Anfild”. Salah për momentin merr 200 000 paundë stërlina në javë në kontratën deri në 2023, ndërsa pritet që të rinovojë deri në 2025, dhe të fitojë më shumë sesa rekordin prej 220 000 paundësh në javë që e ka mbrojtësi Van Dajk. Nuk dihet saktësisht se deri ku do të arrihet, por ndoshta në 230 apo 250 000. Klop ka thënë se Liverpuli nuk mund të shpenzojë më shumë sesa fiton, ndërsa Salah ka dhënë një kontribut të madh për të kuqtë me 126 gola e 49 asistë në 204 ndeshje.

Sfidanti.al