Ende jo në nivelin e Stefën Kërrit, por gjithsesi është shumë pranë më të paguarve në NBA. Xhoel Embijd zgjati me 4 vjet kontratën tek Filadelfia, me një vlerë të përgjithshme prej 196 milionë USD, që do të thotë rreth 49 milionë USD në vit. Basketbollisti 27-vjeçar, që ishte një nga 3 më të mirët në sezonin e rregullt të kaluar, kalon kampionin në fuqi Janis Adetokumbo që fiton diçka më pak se 46 milionë USD në vit. “Nuk ka vend tjetër si Filadelfia, – shkruajti ylli i koshit në Tuiter, – jam i lumtur që do të vazhdoj të jem këtu dhe të arrijmë suksese së bashku”.
Sfidanti.al