Strategjia e Interit, rivonojnë Lautaro e kroatët, vjen Turam, mbahen Sançez e Vidal!

Është momenti i kundërsulmit për zikaltërit, të cilët nuk duan të heqin dorë aq lehtë nga ëndrra për titull. Lautaro Martinez besohet se ka lënë pas dëshirën për të shkuar në Angli me rinovimin e kontratës, dhe pas tij pritet të hedhin firmën edhe dy kroatët, Marcel Brozoviç e Ivan Perishiç. Jo vetëm kaq, por duhet parë çështja e Barelës që kthehet si kampion i Europës me Italinë dhe me të drejtë kërkon rritje rroge, veçse në një klub me vështirësi financiare. Ndërkaq, Interi është në negociata me Gladbahun për Markus Turamin, ndonëse nga 20 milionët që japin italianët tek 30 milionët që duan gjermanët, ka 33 për qind dallim. Së fundmi, administratori i deleguar, Bepe Marota, thotë se klubi do të mbajë sulmuesin Aleksis Sançez dhe mesfushorin Arturo Vidal. “Që të dy janë të rëndësishëm”, – thotë ai.

Sfidanti.al