Kur Dibala bëhet kapiten tek Juventusi, si të mos rinovojë?

Akordi nuk është arritur e ndoshta e kanë lënë për sot, ndonëse ka sinjale të qarta për atë që pritet me argjentinasin bardhezi. Paulo Dibala me shumë mundësi do të vazhdojë tek Juventusi, pra do të rinovojë kontratën edhe pse mes palëve janë rreth 1.5-2 milionë euro diferencë. Juvja jep 8.5 milionë euro të garantuara në vit si rrogë, ndërsa sulmuesi kërkon 10 milionë euro të paktën të garantuara, plus shpërblimet. Sidoqoftë, trajneri Alegri idha shiritin e kapitenit herën e fundit që u zbrit në fushë, dhe kjo tregon se Dibala ika punët mirë dhe se vlerësohet lart në klub. Sidoqoftë, ai duhet të tregojë veten në dy ndeshjet e para të kampionatit ndaj Udinezes dhe Empolit, përpara sesa të nisin ndeshjet e kombëtareve dhe ndërprerja e kampionatit.

Sfidanti.al