Më herët thoshte se në Angli as nuk mund ta mendonte që të hidhte një skuadër me rezerva në fushë për një ndeshje kampionati. Zhoze Murinjo duket se ka ndërruar mendje, i zemëruar nga kalendari sipas tij i padrejtë për Mançester Junajtidin këtë fund sezoni. “Është shumë vonë që të luftojmë për vendin e katërt në kampionat, – tha ai, në prag të ndeshjes ndaj Seltës në Ligën e Europës, – nëse do të na duhet të kursejmë lojtarët për në Europë, do ta bëjmë”.
Gjithsesi, Murinjo duhet të jetë ndjerë më mirë, pasi pati lajme shumë pozitive për të. Të dëmtuarit Pol Pogba, Fil Xhons, Eirk Beili dhe Kris Smolling i kanë kaluar problemet dhe janë gati për lojë. Natyrisht, mungesat mbeten pasi Zllatan Ibrahimoviç, Markos Roho dhe Ljuk Shou janë “në spital”. Dy ndeshjet në Europë ndaj Seltës, e para në Spanjë dhe e dyta në “Old Traford” janë tashmë shumë të rëndësishme pasi mund ta kualifikojnë për në finale, dhe nëse fitohet trofeu, sigurohet Liga e Kampionëve.
Sfidanti.al