Historia e Mbapesë, si e humbën talentin Reali dhe Çelsi!

Kilian Mbape ka në shtëpi një fanelë të Çelsit. Bëhet fjalë për një bluzë të personalizuar me emrin e tij në shpinë dhe me numrin 10. Vetë sulmuesi i ri i momentit tregon sesi bëri një provë tek blutë e Londrës. Me shumë gjasa, Mbape ishte 14 vjeç, dhe në atë moshë nuk duhet të ketë bindur kënd në “Stemford Brixh”. Edhe Reali e pati një provë me të, por gjithashtu edhe nga Madridi nuk doli gjë.

Djaloshi i ri ishte fati i Monakos, ndërsa një numër i madh menaxherës të klubeve të ndryshëm ishin në stadiumin “Luigji II” për të ndjekur lojtarin më interesant të këtij sezoni në Champions. Besohet se Arsenali dhe Mançester Junajtid do të bëjnë çmos për ta marrë këtë verë.

Sfidanti.al