Hapin e parë për Andrea Belotin e bën Mançester Junajtidi!

A ju mjaftojnë 75 milionë euro? Kjo ka qenë pyetja pas trokitjes në derën e Torinos, që ka bërë Mançester Junajtid. Përfaqësues të klubit të madh anglez nuk kanë dashur të humbasin kohë dhe të lejojnë që konkurrimi të bëjë të vetën, por kanë vepruar shpejt për Andrea Belotin. Sulmuesi i Torinos, njeriu kryesor ofensiv i kombëtares së Italisë, është zbulimi i sezonit dhe një nga shënuesit më të mirë të Serisë A.

Klauzola e tij e shitjes arrin në 100 milionë euro, por Junajtid shpreson që ta marrë për më pak. Gjithsesi, do t’u bindet ligjeve të tregut të futbollit për italianin 23-vjeçar që ka shënuar 23 gola këtë sezon në kampionat. Emra të tjerë të mëdhenj do ta kërkojnë dhe presidenti torinez, Urbano Kairo nuk dëshiron të fitojë më pak se 100 milionë nga kartoni i tij.

Sfidanti.al