Higuain heq tersin e Championsit, barazon vetveten në 60 minuta!

Vetëm dy gola kishte shënuar “El Pipita” në Ligën e Kampionëve. Kishte luajtur 24 ndeshje me eleminim dhe bilanci nuk ishte aspak për t’u mburrur. Mirë që erdhi gjysmëfinalja ndaj Monakos. Në vetëm 60 minuta, sulmuesi argjentinas i Juventusit realizoi dy herë dhe u çlirua edhe vetë përveçse i dha suksesin e madh skuadrës. Gjithsesi, Gonzalo Higuain ka shënuar gola në Champions edhe në fazën e grupeve. Këtë sezon i ka tundur rrjetat 5 herë, duke qenë më i miri në karrierë. Një arsye më shumë për të besuar se ky nuk është vetëm edicioni i duhur për sulmuesin, por edhe për Juventusin.

Sfidanti.al